Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Selisë së Shenjtë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë. Gjatë vizitës zyrtare, Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.
Në kuadër të agjendës së saj, Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, ku pritet të diskutohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Presidentja do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, diplomatëve dhe personaliteteve të tjera të ftuara.
Sipas Presidencës, vizita përfshin edhe aktivitete të tjera me qëllim forcimin e komunikimit institucional dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.


