“Safe City” – MPB: Aplikacion mobil për kontroll dhe përmirësim të të dhënave të qytetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se së shpejti do të fillojë funksionimi i aplikacionit mobil “Safe City”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të kontrollojnë dhe përmirësojnë të dhënat e tyre personale dhe historikun e kundërvajtjeve rrugore. Aplikacioni do të jetë i qasshëm në Google Store, App Store dhe online, duke lejuar qytetarët të përditësojnë informacionin e kontaktit dhe të lënë vërejtje në rast parregullsish.

 

Sistemi i paralajmërimeve për kundërvajtje do të përmirësohet, duke përfshirë edhe link për ankesa të drejtpërdrejta në mesazhet SMS. Funksionimi i plotë me shqiptimin e gjobave planifikohet të nisë më 1 shkurt 2026, pas periudhës testuese njëmujore për të adresuar të gjitha vërejtjet dhe defektet e sistemit, sipas MPB-së.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT