VLEN, bashkimi që afroi shqiptarët e Maqedonisë – thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, që e cilësuan rolin e tij si kontribues në ndarjet mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Kanal10, Kurti i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se qëllimi i tij ka qenë pikërisht bashkimi dhe koordinimi i subjekteve politike shqiptare.

 

“VLEN është një bashkim midis subjekteve politike. Ato ishin disa parti të shpërndara, ndërsa ne kishim vetëm një deputet nga Vetëvendosja. Nëse kam ndihmuar paksa në afrim dhe unifikim të tyre, kjo duhet parë si vlerë, jo si arsye për akuza,” tha Kurti. Ai shtoi se bashkimi i subjekteve ka sjellë një efekt pozitiv dhe duhet konsideruar si arritje për komunitetin shqiptar në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT