BE vendos taksë 3 euro për pakot e vogla nga “Temu” dhe platforma të tjera

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një propozim për të futur një taksë fikse prej 3 eurosh për të gjitha paketat e vogla me vlerë nën 150 euro që vijnë nga vendet e treta, duke filluar nga 1 korriku 2026.

 

Masa është e përkohshme dhe synon të rregullojë konkurrencën jo të drejtë nga platformat e tregtisë online si “Temu”, “Shein” dhe “Alibaba”, si dhe të përforcojë mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e mashtrimeve online. Paketat e këtij lloji përbëjnë rreth 93% të të gjitha pakove të vogla që hyjnë në BE nga jashtë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT