Arrijnë ofertat e para për Salah

Mohamed Salah, pas barazimit të Liverpool me Leeds, foli për situatën e tij dhe marrëdhënien me trajnerin Arne Slot, duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm nga Anfield.

 

Salah nuk ishte pjesë e formacionit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Inter dhe mbeti në Liverpool, ku zhvilloi takim me ish-kapitenin Jordan Henderson.

Sipas raporteve, disa klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për sulmuesin egjiptian, ndërsa edhe dy klube nga SHBA e ndjekin situatën. Një nga klubet saudite ka dorëzuar ofertë me pagë javore prej 2.85 milionë eurosh.

Salah do të largohet për t’u bashkuar me kombëtaren e Egjiptit në AFKON pas ndeshjes së Liverpool me Brighton, ndërsa e ardhmja e tij në Anfield mbetet e pasigurt.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT