Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti sot në objektin e komunës babain e dëshmorit Mujdin Aliu, Qerim Aliun. Takimi ishte një moment emocional, ku u theksua respekti për sakrificën e familjes Aliu për lirinë e Kosovës.
Mexhiti vuri në dukje se qetësia dhe fjalët e babait të Mujdinit japin forcë për më shumë punë dhe përgjegjësi në detyrën që mban si kryetar. “Vepra e Mujdin Aliut do të mbetet gjithmonë një dritë që na udhëheq dhe një kujtesë e fortë për rrugën që kemi përpara”, deklaroi ai.
Gjatë takimit, kryetari falënderoi familjen Aliu për kontributin e tyre të çmuar dhe riafirmoi rëndësinë e kujtimit dhe respektit ndaj heronjve të Kosovës.


