“Tetova do të zbukurohet për festat e fundvitit 2025, vendim i këshillit komunal”

Në seancën e mbajtur online sot, 12 dhjetor 2025, ora 15:30, Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi me shumicë votash vendimin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit 2025.

 

Pas diskutimeve të shumta, shumica e këshillit komunal, e përbërë nga VLEN dhe VMRO, votuan pro zbukurimit të qytetit, ndërsa kundër ishin këshilltarët nga kualicioni AKI. Këshilltarët e grupeve “Më mirë për Tetovën”, Levica dhe SDSM u abstenuan.

Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Jusuf Abduli, konfirmoi vendimin dhe theksoi se zbukurimi i qytetit synon të sjellë atmosferë festive dhe të përmirësojë pamjen e Tetovës gjatë sezonit të fundvitit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT