Komuna e Çairit me efikasitet të lartë po pastron rrugët nga bora
Mirëmbajtja dimërore e rrugëve në komunën e Çairit po realizohet me efikasitet të plotë nga operatori ekonomik “QANU – Kompani SHPK”. Deri më tani janë pastruar dhe trajtuar me kripë lagjet Gazi Baba, Saat Kulla, Fushë Topana, Topana, Dyqanxhik, Bashkësia Islame, si dhe pjesë të lagjeve Dizhon dhe Serovë. Po ashtu, Çairi i Ri dhe Çairi i Vjetër janë trajtuar për të siguruar qarkullimin normal gjatë kushteve të vështira atmosferike.
Ekipet po vijojnë punimet me intensitet të lartë për përfundimin e pastrimit në zonat ende të prekura, duke u fokusuar në lagjet Dizhon dhe Serovë. Ndërhyrja e tyre ka ndihmuar në garantimin e sigurisë në rrugë dhe lëvizjes së qytetarëve në të gjitha zonat e komunës.
Komuna apelon për bashkëpunimin e qytetarëve duke kërkuar që ata të ndihmojnë me pastrimin e hapësirave përpara oborreve të tyre, trotuareve dhe dyqaneve. Ky kontribut është i domosdoshëm për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët dhe për të siguruar funksionalitetin e plotë të komunës gjatë dimrit.
“Së bashku mund ta mbajmë komunën tonë funksionale dhe të sigurt për të gjithë,” theksojnë përfaqësuesit e komunës.