Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin e qeverisjes për mandatin e ardhshëm, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka treguar pesë vendimet e para që planifikon t’i marrë nëse fiton zgjedhjet:
-
Miratimi i buxhetit për 2026-n, në vlerë 4 miliardë euro, më i madhi deri më tani.
-
Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, për të frenuar abuzimet e tregtarëve.
-
Ndryshimi i ligjit për të hequr kufizimin e punësimit për veteranët e UÇK-së që marrin beneficione.
-
Miratimi i vendimit për pagën e 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.
-
Vendosja e paketës “Përballje me inflacionin 2.0”, për të mbështetur qytetarët ndaj rritjes së çmimeve.


