Mesfushori shqiptar i Milanit, Ardon Jashari, ka folur për ndikimin e trajnerit Massimiliano Allegri dhe pritshmëritë e skuadrës në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.
Jashari theksoi se Allegri është gjithmonë pranë lojtarëve, u jep besim individëve dhe gjithë dhomës së zhveshjes, duke e bërë ndikimin e tij vendimtar për sukseset e Milanit. “Nga një trajner si ai mund të mësoj shumë”, shtoi mesfushori.
Për Jasharin, të luash te Milani ishte një ëndërr e madhe. Ai rrëfeu se kishte oferta edhe nga klube të tjera, si Club Brugge, por kishte vendosur që të fokusonte vetëm te Milani.
Lojtari shqiptar po punon për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit kryesor: një vend në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa për Scudetto tha se është herët të flitet.
Gjithashtu, Jashari shprehu respekt për mesfushorin francez Adrien Rabiot: “Nuk mund ta imitosh, secili ka cilësitë e veta. Si ‘lexon’ ndeshjen dhe si luan… është i veçantë.”


