Tetova mbuluar nga tym i dendur: Ajri arrin nivele të rrezikshme për shëndetin

Tetova mbuluar nga tym i dendur: Ajri arrin nivele të rrezikshme për shëndetin

 

Tetovë, 18 dhjetor 2025 – Qyteti i Tetovës po përjeton një nga ditët më të këqija të ndotjes së ajrit këtë dimër. Sipas të dhënave reale-time nga aplikacioni MojVozduh (AirCare) dhe stacione të tjera matëse, indeksi evropian i cilësisë së ajrit (EU AQI) ka arritur 505 në disa zona qendrore, duke e klasifikuar si Hazardous (shumë i rrezikshëm).

Substancat ndotëse kryesore janë grimcat e imëta PM10 dhe PM2.5, që vijnë kryesisht nga ngrohja me dru dhe qymyr në amvisëri, trafiku i dendur dhe pozicioni gjeografik i qytetit në luginë, ku ajri “bllokohet” lehtësisht.

Ekspertët apelojnë: “Qëndroni brenda, mbyllni dritaret dhe përdorni maska nëse dilni jashtë. Grupet e rrezikuara – fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore – mund të përjetojnë efekte serioze shëndetësore”, thotë një mjek lokal.

Tetova vazhdon të jetë një nga qytetet më të ndotura në Evropë gjatë dimrit, pavarësisht përpjekjeve për përmirësim. Autoritetet lokale dhe qendrore premtojnë masa, por qytetarët kërkojnë veprime urgjente.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT