Kandidati për kryetar të komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, deputetin e zonës, Bekim Sali, dhe zëvendësministren e Sportit, Safije Sadiki Shaini, si dhe ekipet e shtabit zgjedhor dhe aktivistë të koalicionit VLEN, morën pjesë në aktivitetin kulturor “Tradita vazhdon”.
Ky event, një prej manifestimeve më të rëndësishme dhe më me traditë në rajon, i ofroi Bislimit mundësinë të bashkëbisedojë me qytetarët dhe të theksojë angazhimin e tij për ruajtjen e vlerave kulturore dhe zhvillimin e komunitetit lokal.