Ambasadori Meidani: Takim me deputetet shqiptare në nisje të vizitës së ministres Elisa Spiropali në Shkup

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se në nisje të vizitës zyrtare në Shkup të Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është zhvilluar një takim me deputetet shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas Meidanit, takimi u zhvillua përtej përkatësive politike dhe shërbeu si moment dialogu dhe reflektimi mbi rolin e faktorit shqiptar, pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

“Një fillim i mirë, me energji pozitive dhe fokus të qartë”, ka theksuar ambasadori Meidani, duke e cilësuar takimin si hap të rëndësishëm në kuadër të vizitës zyrtare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT