EMRAT/ Pas arrestimit të Veliajt, GJKKO lëshon masa sigurie ndaj 5 biznesmenëve! Të përfshirë në çështjen në të cilën akuzohet kreu i bashkisë Tiranë
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/GJKKO-1-2.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të SPAK, ka lëshuar 5 masa sigurie ndaj biznesmenëve Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi akuzohen të jenë të lidhur me çështjen në të cilën është hetuar dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u arrestua paraditen e sotme.
Ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, GJKKO ka lëshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por ajo me datë 8 shkurt ka udhëtuar drejt Romës, Itali.