STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT 2025-2030 – SHKOLLA TË REJA DHE MËSIM ME NJË NDËRRIM!

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT 2025-2030 – SHKOLLA TË REJA DHE MËSIM ME NJË NDËRRIM!

Arsimi mbetet një nga promotorët kryesorë të zhvillimit të komunës dhe të shoqërisë në përgjithësi. Strategjia e Zhvillimit të Arsimit për periudhën 2025-2030, e cila tashmë është e hapur për debat publik, paraqet një platformë gjithëpërfshirëse për transformim, reformim dhe zhvillim të sistemit arsimor sipas një modeli modern menaxhimi dhe vlerësimi.

Komuna e Tetovës, përmes kësaj strategjie, ka planifikuar investime të mëdha në infrastrukturën arsimore. Do të ndërtohen shkolla të reja, objekte ndihmëse dhe salla sportive. Projekte konkrete përfshijnë: ndërtimin e shkollës së mesme të mjekësisë “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, shkollës fillore “Rilindja” në Sellcë, si dhe dy pishina të mbyllura për notim pranë shkollave “Kirili dhe Metodij” dhe “Naim Frashëri”.

Një nga objektivat kryesore është që nxënësit të mësojnë vetëm me një ndërrim. Për këtë qëllim, do të ndërtohet objekti i ri i shkollës fillore “Bratstvo-Migjeni”, ndërsa zgjerime dhe anekse të reja do të ndërtohen në SHFK “Naim Frashëri” dhe “Kirili dhe Metodi”. Po ashtu, në lagjen “Jellak” dhe zonën “Jashtë Vardarit” do të ndërtohen shkolla dhe parashkollore të reja.

Në “Jellak” është paraparë edhe ndërtimi i Qendrës Komunale për Vlerësim dhe Mbështetje në nivel rajonal, që do të shërbejë si institucion ndihmës për nevojat arsimore dhe sociale të nxënësve.

Këto janë vetëm disa nga projektet e përfshira në këtë strategji gjithëpërfshirëse. Qëllimi mbetet ofrimi i një arsimi cilësor, inovativ dhe gjithëpërfshirës, në një mjedis të sigurt e mbështetës, ku çdo nxënës do të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij të plotë dhe të kontribuojë aktivisht në përparimin e shoqërisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT