Nga mesnata çmime të reja: Shtrenjtohen nafta dhe benzina në Maqedoninë e Veriut
Akoma pa u mbyllur viti, qytetarët do të përballen me çmime më të larta në pikat e karburantit. Komisioni Rregullator për Energji (KRRE) ka vendosur që nga mesnata (30 dhjetor 2025) të rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.23%.
Sipas vendimit të fundit, benzina, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohen për 0.50 denarë për litër.
Çmimet e reja nga ora 00:01 do të jenë:
-
EUROSUPER BS – 95: 70.50 den/litër
-
EUROSUPER BS – 98: 72.50 den/litër
-
EURODIZEL (D-E V): 65.00 den/litër
-
Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 64.00 den/litër
-
Mazuti (M-1 NS): 33.649 den/kg (rritje prej 1.042 den/kg)
Ky shtrenjtim vjen vetëm një javë pas vendimit të kaluar, duke konfirmuar trendin rritës të çmimeve të energjencave në prag të festave të fundvitit.


