Komuna e Tetovës vazhdon të renditet ndër komunat më transparente në vend dhe rajon. Sipas Indeksit të Transparencës Aktive, të publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur një përqindje prej 81.4%, duke u pozicionuar si një nga komunat me transparencën më të lartë.
Ky vlerësim konfirmon angazhimin e Komunës së Tetovës për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve përmes llogaridhënies dhe transparencës, të cilat mbeten prioritete kryesore të punës së saj.
“Llogaridhënia dhe transparenca mbeten prioritete të Komunës së Tetovës!”, kanë njoftuar nga Komuna e Tetovës.