Bilall Kasami dhe Albi Qamili në Gajre: “Me 19 tetor nisim kapitullin e dytë për Tetovën”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë për zgjedhjet lokale, Albi Qamili, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gajre në Malësinë e Tetovës.

Gjatë qëndrimit, ata biseduan me qytetarët për sfidat e përditshme me të cilat përballen, si dhe për mundësitë e zhvillimit të komunës në periudhën që vjen. Banorët ngritën çështje që lidhen me nevojat infrastrukturore, kushtet e jetesës dhe pritjet e tyre nga pushteti lokal.

Kasami theksoi se Malësia e Tetovës është shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, ndërsa shtoi se këto janë vlera të domosdoshme për të ecur përpara si komunitet. Ai potencoi se 19 tetori, data e zgjedhjeve lokale, do të jetë një moment i rëndësishëm për fillimin e asaj që e quajti “kapitulli i dytë për Tetovën”.

Nga ana tjetër, Albi Qamili, bartës i listës për këshilltarë, u shpreh se puna e deritanishme do të shërbejë si bazë për të vazhduar me projekte të reja që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës.

Takimi në Gajre është pjesë e serisë së vizitave dhe kontakteve që ekipi i Kasamit po zhvillon me banorët e vendbanimeve të ndryshme të komunës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com