Ridvan Selami largohet nga BDI dhe i bashkohet koalicionit VLEN

Koalicioni qeverisës VLEN po forcohet dita-ditës, duke tërhequr edhe figura të njohura nga radhët e BDI-së. Aktivisti i njohur Ridvan Selami, nip i Ilmi Selamit, ish-zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës dhe funksionar i lartë i BDI-së, ka vendosur t’i bashkohet radhëve të VLEN-it.

Ky largim konsiderohet si një tregues i pakënaqësisë ndaj udhëheqjes së Ali Ahmetit dhe strukturave të BDI-së. Sipas vëzhgimeve, vendimi i Selamit nuk është një rast i izoluar, por pasqyron zhgënjimin e anëtarësisë ndaj një partie që sipas kritikëve ka humbur idealet e shqiptarëve gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërkohë, VLEN po konsolidohet si forca që synon ndryshimin dhe përfaqëson shpresën për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Radhët e koalicionit po rriten me individë që synojnë të kthejnë energjinë e re dhe besimin e qytetarëve në projekte konkrete për të ardhmen.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com