Romë, 08 Mars 2026
Pas një periudhe qetësie relativisht të gjatë, çmimet globale të ushqimeve i janë rikthyer rritjes. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve shënoi rritje gjatë muajit shkurt, duke ndërprerë trendin rënës që zgjaste prej pesë muajsh.
Gruri dhe Vajrat në “Flakë”
Rritja e indeksit u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i drithërave dhe vajrave vegjetalë, duke mbuluar rënien e çmimeve të sheqerit dhe djathit.
-
Drithërat: Çmimi i grurit u rrit për shkak të motit të pafavorshëm në Evropë dhe SHBA, por edhe prej pengesave logjistike në Rusinë dhe rajonin e Detit të Zi.
-
Vajrat Vegjetalë: Ky indeks u rrit me 3.3%, duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2022.
-
Mishi: Indeksi shënoi rritje prej 0.8%, ku mishi i dhisë dhe ai i gjedhit u shtrenjtuan më shumë për shkak të kërkesës së lartë ndërkombëtare.
Lajme të Mira nga Sheqeri dhe Bulmeti
Në anën tjetër të peshores, konsumatorët mund të marrin frymë lirisht për disa produkte:
-
Sheqeri: Pësoi një rënie drastike prej 4.1% krahasuar me janarin dhe rreth 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë prodhimit të bollshëm global.
-
Maitë: Çmimet e bulmetit ranë me 1.2%, kryesisht si pasojë e lirimit të djathit.
Parashikimi për 2026: Më pak grurë në treg
Raporti i FAO-s sjell një paralajmërim për vitin e ardhshëm. Prodhimi global i grurit në vitin 2026 pritet të bjerrë me rreth 3%, duke zbritur në 810 milionë tonë.
“Çmimet e ulëta të drithërave gjatë vitit të kaluar kanë dekurajuar fermerët në Bashkimin Evropian, Rusi dhe SHBA që të mbjellin sipërfaqe të mëdha,” thekson raporti.
Rreziku nga Lindja e Mesme
FAO paralajmëron se eskalimi i konflikteve në Lindjen e Mesme mbetet “thika me dy tehe” për ekonominë bujqësore. Një rritje e mundshme e çmimit të energjisë dhe plehrave kimike do të rriste automatikisht kostot e prodhimit dhe transportit, duke u reflektuar direkt në çmimet e bukës dhe ushqimeve bazë për konsumatorin fundor.
/ KOHANEWS


