Albion Rrahmani rikthehet në ekipin e javës në Çeki

Sulmuesi i Sparta Pragës, Albion Rrahmani, është përzgjedhur sërish në formacionin e javës në kampionatin çek, pas paraqitjes së tij të mirë në xhiron e 22-të.

 

Në ndeshjen ku Sparta triumfoi ndaj Hradec Kralove me rezultat 2:0, Rrahmani kontribuoi me një asistim, duke e çuar në tre asistime këtë sezon, krahas 13 golave të shënuar me fanellën e klubit.

Ai është njëri prej tre lojtarëve të Spartës që kanë zënë vend në ekipin e javës, duke dëshmuar formën e mirë të skuadrës. Aktualisht, Sparta Pragë renditet në vendin e dytë në tabelë me 47 pikë, pesë më pak se rivali kryesor Slavia Pragë, që kryeson Superligën çeke.

Ky përzgjedhje e konfirmon Rrahmanin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spartës këtë sezon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT