Aleanca për shqiptarët konsolidon strukturat në Kumanovë

Pas përfundimit të suksesshëm të procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët dega e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë ka organizuar sot edhe kuvendin zgjedhor ku unanimisht për kryetar dege kuvendarët e pranishëm zgjodhën Burhan Alitin.

 

Paralelisht me zgjedhjen e kryetarit, u riorganizua edhe kryesia e re e degës, e cila do të mbajë përgjegjësinë kryesore për realizimin e objektivave strategjike të partisë si dhe për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të degës në të gjitha nivelet.

Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë dhe aktivistëve. Këtë kuvend zgjedhor me prezencën e tij e nderoi edhe vetë kryetari i partisë Dr.Arben Taravari i shoqëruar nga funksionar të lartë partiak i cili në fjalën e tij para të peanishmëve përveç elaborimit të situatës politike në vendin tonë nënvizoi se një organizim i fortë dhe struktura të konsoliduara janë themeli i suksesit politik, duke bërë thirrje që çdo anëtar të kontribuojë me përkushtim, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm në veprimtarinë e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur të forcojë praninë e saj organizative, përmes strukturave të organizuara, dinamike dhe të lidhura ngushtë me nevojat e qytetarëve në çdo vendbanim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT