Likova i bashkohet valës së konsolidimit dhe ristrukturimit të Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët, në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e radhës, vazhdon procesin e konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të saj organizative.

 

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjërë, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës në Likovë, ku u zgjodh kryetari i ri i degës, si dhe u bë riorganizimi i organeve të reja drejtuese.

Punimet e kuvendit u zhvilluan në praninë e drejtuesve më të lartë të Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequr nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, si dhe me pjesëmarrjen e deputetëve, aktivistëve, anëtarëve dhe shumë mysafirëve të tjerë, të cilët me praninë e tyre dëshmuan mbështetjen dhe përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Me mbështetje të fuqishme dhe me shumicë votash, kuvendarët e kuvendit zgjedhor zgjodhën Shkëlqim Musliun për kryetar të Degës së Likovës. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo përgjegjësi për të nuk përfaqëson vetëm një funksion politik, por një nder të veçantë, një obligim të madh dhe një përgjegjësi ndaj çdo anëtari e qytetari. Ai u zotua se me përkushtim, transparencë dhe punë të pandërprerë do ta justifikojë besimin e marrë dhe do të angazhohet për forcimin e mëtejshëm të Aleancës për Shqiptarët në degën e Likovës.

Me vizion të qartë, energji të re dhe përkushtim të palëkundur, Aleanca për Shqiptarët po vijon procesin e fuqizimit dhe konsolidimit të strukturave të saj organizative në të gjitha degët ku është e shtrirë në mbarë vendin, duke ndërtuar një organizim edhe më të fortë dhe më afër qytetarëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT