Ambasadori britanik në Kosovë shpreh shqetësim për refuzimin e certifikimit të Listës Serbe

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, reagoi pas refuzimit të certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor.

 

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves theksoi se veprime të tilla mund të dëmtojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multi-etnike dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. “Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore,” deklaroi ai.

Hargreaves shprehu shpresën që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore të rishikojë kërkesën për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, dy anëtarë votuan për certifikimin, dy kundër, ndërsa të tjerët abstenuan.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT