Analiza e ish-diplomatit amerikan: SHBA mund të reduktojë trupat në KFOR, por duhet të mbështesë “aleancën” Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Eksperti i njohur amerikan dhe bashkëpunëtor i CEPA-s, David J. Kostelancik, ka publikuar një analizë ku shqyrton mundësinë e tërheqjes apo reduktimit të trupave amerikane nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Sipas tij, kjo lëvizje ka ngritur shqetësime në Kongresin e SHBA-së, ku demokratët dhe republikanët kanë paralajmëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për rreziqet e mundshme.

 

Rreziku nga Rusia dhe Serbia Kostelancik thekson se prezenca amerikane mbetet një pengesë kritike ndaj përshkallëzimeve etnike dhe ndërhyrjeve të fuqive të jashtme si Rusia. Megjithatë, ai propozon një alternativë që mund t’i mbajë aleatët të qetë edhe nëse numri i ushtarëve reduktohet.

“Minilaterali” i Ballkanit: Kosovë-Shqipëri-Kroaci Sipas analizës, çelësi i sigurisë rajonale qëndron te bashkëpunimi i shtuar trepalësh mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

“Nëse SHBA-të tërhiqen nga KFOR-i, por në të njëjtën kohë demonstrojnë mbështetje të fuqishme për bashkëpunimin midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, aleatët mund të jenë ende të qetësuar dhe problematikët rajonalë të dekurajuar,” shkruan Kostelancik.

Kjo strategji, sipas ish-diplomatit, do të dërgonte një mesazh të qartë te Serbia dhe Rusia se Perëndimi nuk po e lë Ballkanin në harresë, por po ndryshon formën e mbrojtjes përmes aleancave të forta lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT