Anestezisti francez dënohet me burg të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve dhe vdekjen e 12 prej tyre

Një gjykatë në Francën lindore ka dënuar me burg të përjetshëm ish-anesteziologun 53-vjeçar, Frédéric Péchier, pasi u shpall fajtor për helmimin e 30 pacientëve, duke shkaktuar vdekjen e 12 prej tyre.

 

Krimet u kryen midis viteve 2008 dhe 2017 në dy klinika private në Besançon, tek pacientë të moshës 4 deri 89 vjeç. Sipas prokurorisë, Péchier kontaminoi qeset e infuzionit me kalium, anestetikë lokalë, adrenalinë dhe heparinë për të shkaktuar arrest kardiak ose hemorragji tek pacientët e trajtuar nga kolegët e tij.

Vendimi gjyqësor erdhi pas 15 javësh seancash dhe tre ditë diskutimesh për dënimet individuale për secilin rast. Ndërkohë, Péchier kishte mohuar fillimisht akuzat dhe pranoi vetëm në fillim të gjyqit se një helmues kishte vepruar në njërën nga klinikat, por nuk ishte ai.

Avokati mbrojtës i Péchier, Randall Schwerdorffer, tha se klienti i tij do të apelojë vendimin, duke theksuar se ai është i bindur për pafajësinë e tij. Gjithashtu u bë e ditur se Péchier kishte pasur tentativë për vetëvrasje në vitin 2021 dhe shfaqi pak emocione gjatë marrjes në pyetje.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT