Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi takim pune me kryetaren e Odës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ceca Maleva Stoev.
Në takim u shqyrtuan çështjet aktuale që lidhen me funksionimin e noterizmit, me theks të veçantë në nevojën për ndryshime në Ligjin për Noterijat, avancimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale dhe tejkalimin e sfidave në zbatimin e zgjidhjeve ligjore ekzistuese.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Odën e Noterëve, si një faktor i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë, me qëllim avancimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.


