Atmosferë e tensionuar te Zvicra: Kritikat e Granit Xhakës shkaktojnë përçarje pas barazimit me Katarin

Përfaqësuesja e Zvicrës po përballet me një klimë të ngarkuar pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të Botërorit. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, në qendër të situatës është kapiteni Granit Xhaka, reagimi i të cilit pas takimit ka krijuar pakënaqësi brenda grupit.

 

Në prononcimin e tij, Xhaka nuk i kurseu kritikat, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga skuadra:

“Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë. Ndoshta po na mashtron fakti që mendojmë se do ta kalojmë lehtësisht fazën e grupeve… Duhet të zgjohemi. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne.”

Megjithëse roli i tij si lider në fushën e lojës është i padiskutueshëm, kjo qasje e ashpër e kapitenit është perceptuar negativisht nga disa lojtarë, duke ndikuar në atmosferën brenda përfaqësueses. Situata mbetet delikate, ndërsa ekipi duhet të gjejë harmoninë e duhur për sfidat e radhës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT