Ka përfunduar protesta e radhës në Tiranë, e 18-ta me radhë, ku mijëra qytetarë marshuan nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit për të kundërshtuar qeverinë.
Tubimi nisi para Kryeministrisë me fjalime nga studentë, aktivistë dhe qytetarë, për të vazhduar më pas me një marshim masiv përmes zonave të njohura si “Vasil Shanto”, “Pallati me Shigjeta”, “21 Dhjetori” dhe Rruga e Kavajës, për t’u mbyllur përfundimisht në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë marshimit, thirrja kryesore e protestuesve ishte “Rama jep dorëheqjen!”, shoqëruar me parulla kundër qeverisë dhe thirrje për revolucion. Atmosfera u shoqërua edhe me këngë patriotike, flamuj e pankarta.
Në fund të protestës, pjesëmarrësit u shpërndanë me thirrjen “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.
