Bes Kallaku: “E shkuara ime është e vdekur, fokusi im janë fëmijët”

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka folur për marrëdhënien e tij me ish-partneren, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, duke e cilësuar të shkuarën si një kapitull të mbyllur. Ai theksoi se fokusi i tij tani është te e tashmja dhe te fëmijët e tij.

 

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit,” u shpreh Kallaku në Podkastin e Grida Dumës. Ai shtoi se ka përjetuar zhgënjime nga njerëz që dikur i kishte pranë, por beson te forca e familjes dhe e besimit te Zoti.

Divorci i çiftit ka qenë një lajm i bujshëm për mediat rozë. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Bes Kallaku detyrohet të paguajë 50,000 lekë në muaj për secilin fëmijë, Ajka dhe Amen, ndërsa Xhensila kujdeset për rritjen dhe edukimin e tyre.

Gjykata ka caktuar edhe oraret e vizitave për Besin: ai ka të drejtë të takoje fëmijët gjatë fundjavave të caktuara dhe 15 ditë në muaj për pushime verore dhe dimërore, sipas një plani të përcaktuar për çdo vit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT