Komuniteti i Bogovinës është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta, më 17 shkurt 2026, të bashkëfshatarit dhe stomatologut të nderuar, Dr. dent. Lulzim Iseni, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Dr. Iseni do të kujtohet gjithmonë si një mik i çmuar dhe njeri i dashur, i cili dha kontribut të madh për fshatin dhe komunitetin, duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo nevojë. Përveç profesionalizmit të tij si stomatolog, ai la pas kujtime të paharruara dhe respekt të thellë nga të gjithë bashkëfshatarët.
Shoqata AVFI Bogovinë në Zvicër, me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Iseni, duke u lutur që Allahu ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë dhe sabër në këtë moment të dhimbshëm. „Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.“


