Daut Memishi publikon borxhin real të Komunës së Tearcës: shifra alarmuese që rriten çdo ditë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka publikuar sot në Facebook të dhënat zyrtare mbi borxhin e komunës, duke realizuar premtimin për transparencë që nga fushata zgjedhore. Në postimin e tij, Memishi bëri të ditur se sipas evidencës financiare deri në muajin nëntor, borxhi total i komunës arrin në 109.941.212 denarë, që përkthehet në rreth 1.794.959 euro.

 

Ai theksoi se kjo shumë mund të mos jetë finale, sepse administrata ende po pranon fatura të tjera të prapambetura nga periudhat e kaluara, gjë që mund ta rrisë edhe më shumë borxhin real.

Memishi u shpreh se publikimi i këtyre shifrave është hapi i parë drejt vënies në binarë të financave të komunës dhe premtoi se qytetarët do të informohen rregullisht për çdo zhvillim të mëtejmë./KohaNews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT