Dhunë në makinë: Bashkëshortja sulmon fizikisht partnerin në Tetovë

Tetovë, 12 Mars 2026 – Një incident i dhunës familjare është denoncuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tetovë, ku një burrë ka kërkuar ndihmën e policisë pas një sulmi nga partnerja e tij.

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30. Viktima, një 31-vjeçar, banor i një fshati të rrethit, ka njoftuar se është sulmuar brenda automjetit të tij pas një debati.

Sqarim: Imazhi i paraqitur është një ilustrim artizanal (AI) i një skene të tensionuar brenda një makine, që shërben për të shoqëruar lajmin mbi incidentin.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë po ndërmerr masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT