Diplomaci intensive për Lindjen e Mesme: Macron bisedon me Trump dhe liderët e Gjirit për armëpushim dhe Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një sërë bisedash telefonike me homologun amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Arabisë Saudite e Jordanisë. Ky vrull diplomatik vjen në një moment kur konsultimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po intensifikohen për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës.

 

3 Objektivat kryesore të Francës:

Sipas burimeve diplomatike pranë Presidencës franceze, Parisi zyrtar po këmbëngul për një zgjidhje të negociuar që synon:

  1. Rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Kërkohet që ky aks kyç detar të jetë plotësisht i hapur dhe pa taksa.

  2. Arritjen e një armëpushimi: Ndalimi i menjëhershëm i luftimeve në rajon.

  3. Rifillimin e negociatave të gjera: Rikthimi në tryezë për çështjet bërthamore, programet balistike dhe stabilitetin rajonal.

Trump: Marrëveshja është “afër”, por shanset janë 50 me 50

Uashingtoni dhe Teherani kanë raportuar përparim në bisedimet e tyre, ndonëse palët mbeten tejet të kujdesshme. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për mediat se një marrëveshje është “afër”, por shtoi se shanset mes arritjes së një pakti të mirë dhe rifillimit të luftës janë aktualisht “50 me 50”.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, edhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, ka biseduar direkt me Trump duke bërë thirrje që zgjidhjet paqësore të mbeten prioriteti kryesor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT