Menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, në selinë blu ka shpërthyer festa. Mbështetësit kanë ndezur fishekzjarrë për të kremtuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të partisë, në një proces ku ai garoi pa rivalë përballë votësë anëtarësisë.
Në fund të fjalimit të tij, ku u ndal te sfidat me qeverinë dhe kundërshtarët e brendshëm, Berisha u prit me duartrokitje të shumta dhe u përshëndet me drejtuesit dhe militantët e pranishëm.
Shifrat zyrtare të votimit:
Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi, e cilësoi procesin si plotësisht transparent, të rregullt dhe të qetë. Bilanci i votave u mbyll si vijon:
-
Pjesëmarrja totale: 39,441 votues
-
Vota të vlefshme: 38,902
-
Vota PRO Berishës: 37,341 (96%)
-
Vota KUNDËR: 1,055
-
Abstenime: 506
-
Vota të pavlefshme: 539
Pamjet nga festa:
Për të parë atmosferën dhe momentin e ndezjes së fishekzjarrëve në selinë e PD-së, ndiqni videon në linkun e mëposhtëm:


