Duhan me rregulla të reja: Qeveria dhe gastronomët merren vesh, ku do të lejohet ndezja e cigares

Pas debateve të gjata, Propozim-ligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit do të pësojë ndryshime kyçe që prekin drejtpërdrejt sektorin e hotelerisë. Pas takimit të fundit mes përfaqësuesve të Odës Turistiko-Hotelierike dhe Qeverisë, është arritur një gjuhë e përbashkët për kushtet se ku do të lejohet konsumimi i duhanit.

 

Ndryshimi kryesor: Si duhet të duken tarracat? Ndryshe nga propozimi fillestar që kërkonte që tarracat të ishin të hapura në tri anë, rregullorja e re do të lejojë pirjen e duhanit nëse tarraca është e hapur në të paktën dy anë. Ky vendim erdhi pasi u konstatua se shumë lokale nuk kanë mundësi teknike për t’u përshtatur me kriterin e parë.

Ndalim total në ambientet e mbyllura Pavarësisht lehtësimeve për tarracat, rregullat brenda lokaleve mbeten strikte:

  • Ndalohet rreptësisht pirja e cigareve klasike në ambiente të mbyllura.

  • Ndalimi përfshin edhe pajisjet elektronike si “IQOS” apo “Vape”.

  • Tarracat e lejuara duhet të kenë rrethojë deri në lartësinë 1.40 metra për të mundësuar ajrosjen natyrale.

Afatet e përshtatjes Edhe pse kërkesa e hotelierëve ishte për një periudhë kalimtare prej tre vitesh, burimet bëjnë me dije se atyre do t’u jepet një afat prej maksimumi një viti pas hyrjes në fuqi të ligjit për të bërë modifikimet e nevojshme në objektet e tyre.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT