Ernest Muçi “on fire” në Turqi: Shënon sërish për Trabzonsporin, ja shifrat e sulmuesit shqiptar

TURQI – Ernest Muçi po kalon një moment magjik në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke u konfirmuar si lideri i padiskutueshëm i ofensivës së Trabzonsporit.

 

“Dhelbra” shqiptare nuk gabon nga pika e bardhë

Në sfidën e vlefshme për kampionatin kundër Genclerbirligi, Muçi mori përsipër përgjegjësinë e ekzekutimit të një penalltie në momente kyçe. Ndonëse portieri kundërshtar arriti të kuptojë krahun, goditja e 24-vjeçarit ishte aq e saktë dhe e fuqishme sa përfundoi në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve vendas.

Shifrat mbresëlënëse

Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Ernest Muçin me fanellën e Trabzonsporit. Kujtojmë se ish-lojtari i Tiranës dhe Legias së Varshavës ndodhet në huazim te ky ekip, pasi kartoni i tij zotërohet nga gjiganti tjetër turk, Besiktas.

Me këtë formë, Muçi po dërgon një mesazh të qartë drejtuesve të Besiktas-it dhe trajnerit të kombëtares, Sylvinho, për rëndësinë e tij në fushën e lojës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT