Faton Peci themelon komision për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka nënshkruar vendimin e tij të parë zyrtar që parashikon themelimin e Komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore.

 

Sipas Pecit, ky komision do të ketë detyrë të identifikojë në mënyrë të saktë nevojat e nxënësve, me fokus te ata që përballen me vështirësi në të nxënë dhe kanë nevoja të veçanta.

“Kjo është një mënyrë për të reflektuar vlerat e shoqërisë tonë – si i qasemi atyre më të cenueshmit,” tha Peci, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për arsim gjithëpërfshirës.

Vendimi është parë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbështetjes për komunitetin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Mitrovicë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT