Feti Abazi dhe zv/ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha, inspektojnë pastrimin e kanaleve të vaditjes

Zv/ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, inspektuan punimet për pastrimin e kanaleve të ujitjes në territorin e komunës.
Punimet realizohen nga SHA Ekonomia e Ujërave, ndërsa në mbështetje të këtij aktiviteti është angazhuar edhe Komuna e Bogovinës, e cila ka vënë në dispozicion mekanizim, punëtorë dhe mjete përmes ndërmarrjes komunale.

 

“Ky është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal sjell rezultate konkrete për qytetarët. Falënderoj kryetarin Feti Abazi për përkushtimin dhe mbështetjen konkrete në realizimin e këtyre punimeve. Vetëm me koordinim dhe angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë një sistem ujitjeje më funksional dhe mbështetje më të madhe për fermerët”, ka deklaruar Hoxha.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT