“Fjalë të forta online! Matoshi ‘shkund’ rrjetin duke e përplasur ish-komandantin e UÇK-së”

Prishtinë, 09 dhjetor 2025 – Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj kritikave të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, lidhur me përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale.

 

Remi sot kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për vendimin e rritjes së pagës minimale në sektorin privat, duke pyetur pse veteranët e UÇK-së mbeten jashtë kësaj të drejte.

Matoshi, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se vendimi për përjashtimin e veteranëve është marrë në vitin 2017 nga qeveria e atëhershme PDK–LDK. Ajo ka shpjeguar se neni i ligjit që lidhte pensionet e veteranëve me pagën minimale u hoq atëherë për shkak të vërejtjeve të FMN-së, e cila paralajmëroi për rrezikun e falimentimit të shtetit.

Reagimi i Matoshit është bërë pjesë e debatit publik për trajtimin e veteranëve të UÇK-së dhe pagën minimale, një temë që ka nxitur diskutime të shumta në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT