Flet për herë të parë Lionel Messi pas humbjes dramatike të finales së Botërorit: Dhimbja është e madhe, por…

Argjentina nuk ka mundur ta mbrojë kurorën e kampiones së botës, pasi u mposht në finalen e madhe nga Spanja me rezultat 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të shënuar nga Ferran Torres, përcjell KohaNEWS.

 

Humbja e dëshirës për të prekur sërish trofeun e artë e ka lënë kapitenin Lionel Messi të përlotur në fushë, ndërsa ylli argjentinas ka thyer heshtjen përmes një reagimi emocional.

“Dhimbja është e madhe, do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë gjithashtu zgjedh të mbaj mend të gjitha gjërat e mira, të gjitha ndeshjet që i ndryshuam duke dhënë gjithçka dhe momentet që do të mbeten në kujtesën tonë përgjithmonë,” ka theksuar Messi, duke falënderuar gjithë popullin argjentinas për mbështetjen e pakursyer dhe duke vënë në pah se ky grup arriti të shkojë në dy finale radhazi të Kupës së Botës.

Në mbyllje të mesazhit të tij, “La Pulga” nuk ka lënë pa përgëzuar edhe kombëtaren e Spanjës për triumfin e madh, pavarësisht se turneu personal i tij ishte për t’u mbajtur mend, me 8 gola të shënuar dhe 4 asistime të regjistruara.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT