Fokus në parandalim dhe paralajmërim të hershëm: QMK dhe Parku Nacional “Mavrovë” me memorandum të ri

Sot, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, z. Muhamed Ali, dhe drejtori i Parkut Nacional “Mavrovë”, z. Haris Ibrahimi, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim forcimin e koordinimit institucional në menaxhimin e rreziqeve.
Memorandumi përfshin bashkëpunim në fushën e paralajmërimit të hershëm dhe parandalimit të zjarreve, mbrojtjen e pasurisë natyrore nacionale, si dhe veprim të koordinuar në raste krizash.
Me këtë akt theksohet se mbrojtja dhe parandalimi të parqeve nacionale janë ndër prioritetet kryesore të drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, me synim ruajtjen e përhershme të tyre si pasuri nacionale me rëndësi të veçantë për shtetin dhe brezat e ardhshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT