Forcat amerikane trajnojnë ushtrinë shqiptare për mbrojtje kundër dronëve

Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane të mbrojtjes zhvilluan një program trajnimi për ushtrinë shqiptare, fokusuar në përdorimin e teknologjisë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë (dronëve).

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se kjo iniciativë bëhet në kuadër të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe mbështetur misionin e NATO-s për sigurinë kolektive.

“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Kjo teknologji e avancuar amerikane ndihmon Shqipërinë të përmirësojë mbrojtjen dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal,” thuhet në njoftim.

Ky program synon të rrisë aftësitë teknologjike të ushtrisë shqiptare dhe të përgatitë vendin për sfidat e sigurisë moderne në rajon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT