Gjermania ndalon tubimet zgjedhore të partive kosovare para 28 dhjetorit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se subjektet politike dhe kandidatët nga Kosova nuk mund të zhvillojnë asnjë aktivitet elektoral në territorin gjerman gjatë periudhës së fundit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

 

Sipas njoftimit, legjislacioni gjerman e ndalon organizimin e ngjarjeve zgjedhore nga përfaqësues të huaj brenda tre muajve para datës së votimeve në vendin e tyre. Ky kufizim prek drejtpërdrejt partitë kosovare që tradicionalisht mbajnë takime me diasporën në Gjermani.

“Duke pasur parasysh se një numër i madh qytetarësh të Kosovës jetojnë në Gjermani, i kujtojmë të gjithë kandidatëve se aktivitetet zgjedhore të përfaqësuesve të huaj nuk lejohet të mbahen në këtë periudhë. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky vendim nënkupton se fushatat në diasporë do të jenë të kufizuara dhe partitë do të duhet të mbështeten më shumë në komunikimin online dhe format alternative të kontaktit me votuesit jashtë vendit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT