Fundi i një epoke: Klubi italian Rimini ndalon aktivitetin pas 113 vitesh

Italia, 4 dhjetor 2025 – Pas 113 vitesh ekzistence, klubi italian i futbollit Rimini ka njoftuar mbylljen e aktivitetit të tij. Klub i themeluar në vitin 1912, Rimini ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së tij në Serinë B dhe Serinë C, duke lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin italian.

 

Së fundmi, skuadra garonte në Serinë C, por drejtuesit e klubit njoftuan se nuk ka më kushte për të vazhduar konkurrimin, duke çuar kështu në ndërprerjen e aktivitetit zyrtar të klubit.

Gjatë dekadave, Rimini ka parë në radhët e tij disa emra të njohur të futbollit, përfshirë portierin e famshëm të Interit, Samir Handanoviç, si dhe trajnerin legjendar, Arrigo Sacchi.

Ky vendim shënon fundin e një epoke për futbollin italian, duke lënë pas një histori të pasur dhe të paharrueshme për tifozët dhe komunitetin lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT