Gennaro Gattuso ka imperativ ta rikthejë Italinë në kampionatet botërore, por për këtë qëllim kombëtarja e tij duhet të fitojë dy ndeshje në play-off-in e ardhshëm.
“Axurrët” në ndeshjet e marsit do të mbështeten te futbollistët që deri tani kanë qenë baza e ekipit të Gattuso-s, por kjo nuk e pengoi trajnerin të thërrasë edhe tre emra të rinj.
Dy nga debutuesit e mundshëm janë portierë: Marco Carnesecchi nga Atalanta dhe Elia Carpile nga Cagliari, ndërsa në një paraqitje të parë shpreson edhe Marco Palestra, një tjetër lojtar që luan për Cagliari, megjithëse klubi i tij amë është Atalanta.
Ajo që bie në sy është se trajneri italian e riktheu Federico Chiesa në kombëtare, dhe anëtari aktual i Liverpool-it për herë të parë do të konkurrojë për një paraqitje pas Euro 2024.


