Gjykata Kushtetuese “shoshit” sistemin “Safe City”: Dy lëndë kundër ligjit të ri

Gjykata Kushtetuese ka hapur dy lëndë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, të cilat mundësojnë funksionimin e sistemit të gjobave automatike “Safe City”.

 

Pikat kryesore të kontestuara:

  • Diskriminimi Etnik dhe Gjeografik: Nismëtarët (deputetët e ASH-së – krahu i Selës dhe Ylli Paçuku) argumentojnë se fakti që sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë vë nën shënjestër popullsinë shqiptare dhe krijon trajtim të pabarabartë midis qytetarëve në bazë të lokacionit.

  • Shkelja e Ligjit të Gjuhëve: Kontestohet fakti që njoftimet për gjobat dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke shpërfillur përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

  • Detyrimi Teknologjik: Deputetët e ASH-së e shohin problematike obligimin që qytetarët të kenë patjetër numër telefoni dhe adresë elektronike për të pranuar urdhër-pagesat.

  • Procedura e Shpejtuar: Kritikohet miratimi i ligjit me procedurë të shkurtuar dhe pa debat të gjerë publik.

Prapavita: Ligji u miratua më 23 janar me 81 vota “për”, ku vendimtare ishin votat e partisë “Levica”, ndërsa partitë shqiptare (ASH, Fronti Evropian) dhe LSDM votuan kundër.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT