Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse do të pranojë për shqyrtim ankimimin e Kryeministrit lidhur me pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres. Deri tani, GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun: pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.


