Rrogozhinë–Pogradec: Elbasani dhe projekti i trenit elektrik

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, zhvilloi një takim me konsulentët e Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IPF12) dhe drejtues të Hekurudhës Shqiptare për linjën hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec. Projekti parashikon tren elektrik me shpejtësi deri në 120 km/orë dhe ka si qëllim zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë rajonale.

 

Llatja theksoi se Elbasani është pjesë e projekteve transformuese që rrisin lëvizshmërinë dhe mundësitë për komunitetin. Ndërtimi dhe rehabilitimi i linjës do të shkurtrojë distancat, rrisë sigurinë dhe do të ulë emetimet ndotëse nga transporti rrugor, duke kontribuar në një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT