Një bastore sportive në rrugën “Ilinden” në Tetovë ka rënë pre e një grabitjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Më datë 08.06.2026, rreth orës 02:00, punonjësi i bastores, 38-vjeçari me iniciale G.S., ka denoncuar ngjarjen në polici. Sipas dëshmisë së tij, një person e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka arritur t’i marrë paratë e xhiros ditore.
Nga SPB Tetovë njoftojnë: “Po merren të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.”


